TIRANE- Ish drejtori një banke të nivelit të dytë në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve ka vjedhur 100 mijë euro bankës.
Hetimet për 37 vjeçarin kishin nisur në 2012 ndërkohë që arrestimi i tij është bërë sot. 37 vjeçari punonte si drejtor i bankës së nivelit të dytë në Tiranë deri tetor 2012. Ndaj tij prokuroria kishte firmosur në urdhërarrest të vendosur edhe nga gjykata.
Ish drejtori duke shpërdoruar detyrën tërhoqi para kesh nga llogaritë bankare duke bërë derdhje fiktive në këto llogari dhe duke i shkaktuar dëm në shumën 100 mijë euro”- tha zëdhënësja e policisë Alma Katragjini në një konferencë për shtyp të orës 15:00 . Sipas policisë vjedhjen e parave e kishte kryer në bashkëpunim me punonjës të tjerë të bankës.
Vjedhjet ishin kryer mbi një afat kohor 2 vjet dhe në llogaritë bankare të 5 klientëve. Gerti Merkollari akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com