Strukturat Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqytetit, në kuadër të një procedimi penal me metoda proaktive, arritën në finalizimin e operacionit të koduar "Profesori", duke arrestuar në flagrancë shtetasin Alfred Fitim Çaushi, 39 vjec, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë, me detyrë Pedagog pranë Universitetit Bujqësor Tiranë.
Arrestimi i tij, u krye pasi dyshohet për konsumim të veprës penale të "Korrupsionit pasiv te personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Çaushi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si pedagog, duke u kërkuar studentëve të ndryshëm një shumë parash kundrejt marrjes së notave kaluese në provim.
Përgjatë momenteve të arrestimit në flagrancë, shtetasit ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë parash që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Alfred Çaushi, për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.