TIRANË - Enkel Vela, 31 vjeç, punonjës IT në një kompani private është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi për një kohë të gjatë ai ka shpërndrë në rrjete sociale materiale si regjistrime filmike, video dhe fotografi me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.
Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, të cilët kanë realizuar operacionin policor “PEDOFILI”.
Enkel Vela, lindur dhe banues në Tiranë, u arrestua pas kryerjes së hetimeve proaktive në funksion të procedimit penal të vitit 2015, ndjekur nga Sektori për Krimin Kibernetik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari prej një kohe të gjatë ka shkarkuar, ruajtur, poseduar dhe shpërndarë nëpërmjet përdorimit të aplikacionit dhe rrjetit kompjuterik “eMule” dhe “eDonkey”, materiale si regjistrime filmike video dhe fotografike me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.
Hetimet për aktivitetin kriminal të kryer nga i ndaluari janë kryer në bashkëpunim edhe me interpolin gjermane.
Hetimet do vazhdojnë për verifikimin e gjithë aktivitetit të paligjshëm të mundshëm.
Në ngarkim të të ndaluarit, u kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Pornografia”, materialet e të cilit i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO