Tiranë/ Asfaltohet rruga ‘Xhoxhi Martini’ në Njësinë 2! Drejtori i bashkisë: Ndërhyrje të tjera për transformimin e lagjes

Një tjetër rrugë në kryeqytet po i bashkohet listës së investimeve të përfunduara. Bashkia e Tiranës ka nisur asfaltimin e rrugës “Xhoxhi Martini” dhe rrugicave lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, duke I dhënë një tjetër pamje kësaj zonë të rëndësishme.

Rruga “Xhoxhi Martini” dhe akset lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, po asfaltohen nga Bashkia e Tiranës, duke i dhënë një pamje tjetër kësaj zone të rëndësishme të qytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Erind Bejko, tha se me përfundimin e asfaltit, por edhe të ndërhyrjeve të tjera në sistemin kullues dhe sinjalistikën rrugore, lagjja do të transformohet plotësisht.

“Prej më se një jave jemi fokusuar në këtë bllok pallatesh. Është punuar nën tokë me zgarat e shiut, është punuar me asfaltimin, me ndriçimin dhe tani fillojmë me sinjalistikën horizontale dhe vertikale”, tha Erind Bejko Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.

Ky është një tjetër investim që iu shtua zinxhirit të ndërhyrjeve në segmentet rrugore të qytetit të Tiranës, investim i cili do të plotësojë infrastrukturën e kësaj zone me ndriçim të përmirësuar, si dhe me sinjalistikë rrugore.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emergjenca: 08/10/2023 19:23

    E gjithë Tirana,duhet ndriçuar e Jo vetëm asfaltuar,por ka nevojë urgjente për Trotuare këmbësorësh...!!!..liro rrugët e rrugicat lidhëse nga muret e gardhet abusive ..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë