Tiranë, ashensorët dhe pallatet
mbushen me konsumator droge

Tiranë, ashensorët dhe pallatet<br />mbushen me konsumator droge
TIRANË - Rrugicat e Tiranës dhe hyrjet e pallateve si dhe ashensorët mbeten një problem shqetësues për qytetarët pasi këto hapësira në orët e mbrëmjes zaptohen nga konsumatorët e drogës të cilët konsumojë lëndë narkotike dhe shpesh herë grabisin qytetarët duke u marr portofolat, varset dhe telefonat.

Uniformat blu të Tiranës konfirmojnë për A1 Report! se shumë shpejt do të ndërhyhet me një plan të veçantë masash për të normalizuar situaten dhe për të arrestuar keqbërsit, ndërsa një natë më parë një konsumator droge u kthye në shqetësim për banorët e një pallati pranë shkollës Ismail Qemali duke frikësuar një adoleshente 16 vjeçare.

Konsumuesi i drogës po ndiqej nga policia kur u fut në ashensorin e një pallati në rrugën "Norbert Jokl" ku ndodhej dhe adoleshentja e cila e tronditur ka kërkuar ndihmë duke thirrur.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë