Tiranë, atmosfera e 70-vjetorit të
çlirimit, festa ndizet në mbrëmje

TIRANE - Ndryshe nga vitet e tjera kur bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pushtohej nga lëvizja e njerëzve të veshur me flamuj, këtë vit lëvizjet e qytetarëve ishin të pakta, ndërsa flamujt i sheh rrallë e më rrallë. 

Një nga institucionet kryesore të vendit, Parlamenti i Shqipërisë ishte kthyer sot në një ekspozitë për publikun. Salla ku zhvillohen seancat plenare kishte hapur sot dyert dhe mund të vizitohej nga kushdo që kishte interes për të parë nga afër vendin ku votohen ligjet.

KUVENDI I SHQIPERISE

Ndërsa tek Kryesia e Kuvendit aty ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve u çel një galeri me fotografi dhe video me moment nga lufta nacional-çlirimtare. Grupmosha të ndryshme shihnin me kureshtje fotot e ekspozuara dhe mbishkrimet që ato mbanin. 

KUVENDI I SHQIPERISE

Këtyre festave nuk u kanë munguar as dy grupet më ekstreme. Nga njëra anë ithtarët e ish-diktatorit Enver Hoxha që parakaluan në bulervard me fotot e tij në duart. Gjithsesi ndryshe nga festa e Çlirimit të Tiranës, komunistët nuk u panë në ceremoninë zyrtare tek Monumenti Nënë Shqipëri. 

Po në Bulevard janë parë edhe ish-të përndjekurit politikë të cilët protestuan kundër festimit të Ditës së Çlirimit më 29 nëntor. Në mesin e tyre ishte edhe deputeti i PD, Aldo Bumçi.

atmosfera

Dita e Çlirimit i ka rezervuar surprizat për në darkë, ku festivali i dritave dhe koncerti i madh në sheshin “Nënë Tereza” me këngëtaren Jessie J do të përmbyllin këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët.

atmosfera

atmosfera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë