Tiranë, autobusi përplas 6-vjeçarin
rom, banonte në çadër mbi trotua

Tiranë, autobusi përplas 6-vjeçarin<br />rom, banonte në çadër mbi trotua
TIRANE - Një fëmijë është aksidentuar sot në hyrje të Tiranë, në udhëkryqin e njohur pranë "Pallatit me shigjeta". Ai i ka prerë rrugën autobusit të Tiranës së Re që shkonte në drejtim të Shkollës Teknologjike dhe si rrjedhojë e përplasjes, ka pësuar dëmtime në këmbë.

Fëmija 6-vjeçar me inicialet L.N është çuar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak dhe pas mjekimit, është kthyer në çadrën e improvizuar si shtëpi mbi trotuar. Ndërkohë, policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për aksidentin.

Fëmija i plagosur i përket komunitetit rom, që i dëbuar nga barakat, është detyruar të jetojë për disa javë në trotuaret e kësaj zone nën çadra të sajuara me plasmasë. Familjet rome e kishin paralajmëruar rrezikun e aksidenteve, sidomos të fëmijëve të vegjël dhe ky është i dyti rast brenda pak ditësh kur fëmijët e tyre aksidentohen.

ATSH-ja njofton se mes familjeve rome në këtë vendqëndrim aktual të tyre, sot ka shkuar sërish Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili ka siguruar se aktualisht gjendja e fëmijës është e mirë.

Ai u shpreh se “aksidenti i ndodhur është një tregues që ky vend është i rrezikshem dhe po bëhet edhe më i rrezikshëm nga dita në ditë. Ndaj ne duhet ta bëjmë sa më shpejt transferimin e këtyre familjeve në mjediset e reja. Shpresojmë që në vendin e ri ku do të vendosen, Lorenci do t`i bashkohet shokëve të tij për të luajtur në mjedise të kontrolluara”, tha Veliaj.

Ndërkohë Ministri i MSR shtoi se “aktualisht prioritet i yni janë këto 37 familje. Për të qënë një shtet modern ne duhet të mendojmë një qendër për emergjencat, që të mos ndodhemi në befasi. Kjo nuk është përgjegjësi e Qeverisë qendrore, por Pushteti vendor që ka këtë autoritet, por refuzon të marrë përsipër të drejtat që u takojnë dhe përgjegjësitë. Ky nuk është problemi ynë, ne do të mendojmë si të zgjidhim këtë situatë”.

Kreu i Federatës së Romëve, Xheladin Taço, u shpreh se “vetë komuniteti i zonës, këto 37 familje janë plotësisht të bindura, mendojnë 100% që të zhvendosen nga ky ambient, nga i cili përditë vjen një rrezik i ri”.

I pyetur mbi vendin e ri ku do të zhvendosen familjet rome, Taço tha se “vendin e ri e kemi parë. Unë si Kryetar i Federatës se bashku me grupin e punës kemi zgjedhur një komision që për dy muaj kanë diskutuar dhe kanë qene vendimmarrës. Ata e e kanë parë dhe përzgjedhur vetë këtë ambient”, tha ai.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, Qeveria vendosi që ish-Reparti Ushtarak 1005, me vendndodhje në Shishtufinë, të kalojë në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku do të strehohen 37 familje rome.

rome
(Fëmija i aksidentuar sot, që banon në çadrat e improvizuara në trotuar)

rome
(Vendi ku ndodhi aksidenti në Unazën e madhe)

Redaksia online
(arsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë