Nga të dhënat e para mësohet se 70 vjeçari është përplasur nga autobusi afër stacionit urban pranë Bankës së Shqipërisë.
Nga veprimet hetimore i moshuari po kalonte vijat e bardha kur është përplasur nga autobusi i cili e ka hedhur disa metra më tutje.
I moshuari është dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur. Nga të dhënat e para mësohet se gjëndja shëndetësore e të moshuarit është e rëndë.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e autobusit me targa AA951G1.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të moshuarit.
(Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti, i rrethuar eshet vendi ku u hodh i moshuari pas perplasje nga autobusi)
(Ne foto autobusi qe perplasi te moshuarin)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)