TIRANË – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pranë kryqëzimit të Zogut të Zi në Tiranë, në rrugën “Dritan Hoxha”.

E aksidentuara është 70-vjeçarja Salushe Pëllumbi nga Lushnja e cila po kalonte rrugën kur është goditur nga një autobus me targa greke BOH 7161 i linjës Tiranë-Athinë.

Policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka bllokuar rrugën duke ndaluar së pari, drejtuesin e autobuzit, Elton Vasili, 34 vjeç, për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje.
aksident zogu i zi
aksident zogu i zi 
aksident zogu i zi
aksident zogu i zi
(Pamje nga vendngjarja: E mbuluar, viktima e aksidentit Salushe Pëllumbi dhe pranë, autobuzi i kuq që e shkaktoi)

Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)