Tiranë/ 35-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon poshtë urës së Lanës te rrethrrotullimi i Shkozës! Dërgohet në spital

TIRANË - Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të rrethit të Shkozës.

Në orët e para të mëngjesit, automjeti i drejtuar nga F.H., 35 vjeç, doli nga rruga duke rënë në lumin Lana.

'Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.', thuhet në njoftimin e policisë

Si pasojë, drejtuesi i mjetit, ndodhet në spital sipas njoftimit paraprak të policisë, ndërsa në vendngjarje ndodhet një grup hetimor ku po hetohet për rrethanat e plota të aksidentit.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje

Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje