Tiranë, Bajrami i Vogël festohet
në shi, falja në bulevard 

Tiranë, Bajrami i Vogël festohet<br />në shi, falja në bulevard 
TIRANË - Mijëra besimtarë muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Edhe pse mengjesi i sotëm është shoqëruar me reshje shiu, besimtarët janë mblidhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke falur Kurban Bajramin, e duke uruar njëri-tjetrin për begati dhe mirësi në këtë festë të rëndësishme për ta.

falja e bajramitKryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, uroi besimtarët me një mesazh për paqe, lumturi dhe gëzim në familje, duke u bërë thirrje për bujari dhe ndihmë ndaj të varfërve. Ai tha se kjo është një ditë e madhe, që ka në qendër të saj sakrificën, dhe në Kurban Bajram gëzon edhe i varfëri nga dhurimet që u bëhen. Ai uroi në mesazh se afrimi dhe bashkëpunimi që frymëzon Kurbani Bajrami tek besimtarët muslimanë të shtrihet edhe në gjithë njerëzit dhe kombin shqiptar.

Në këtë ditë, riti i faljes së Kurban Bajramit konsiston në lutjen nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele, apo gjel, i cili i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra. 

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat.

Në ditë si kjo udhëheqësit fetarë urojnë festën e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje vazhdimisht për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të dhuruar pjesë nga mirëqenia e tyre tek më ata që kanë më pak mundësi.

basha bajramBASHA URON BESIMTARËT: KURBAN BAJRAMI, DITA E DURIMIT E SAKRIFICËS
Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherazi dhe kreu i Partisë Demokratike, ka uruar besimtarët myslimane dhe gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. Në këtë ditë festive, Basha tha se duhen vendosur solidariteti dhe bashkëpunimi në ndihmë edhe të atyre që kanë nevojë.

“Kjo ditë sjelltë sa më shumë gëzim, hare, shëndet dhe harmoni, për secilin prej jush, dhe për çdo shqiptar. Kjo është një ditë ku kremtohet dashuria për zotin dhe njëri-tjetrin, si një forcë më e madhe se dashuria për vetveten. Si kjo ditë duhet të kujtojmë, se janë aktet e mira jo me qëllim pëfitimi personal por për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë vendin. Dua të falenderoj me këtë rast të gjithë besimatrët që bënë të mundur kremtimin e kësaj feste edhe në kushte jo të mira moti”, u shpreh kryebashkiaku Basha.

KRYETARI I FRD-SË PËRCOLLI SOT URIMET PËR FESTËN BESIMTARËVE MYSLIMANË.
“Larg ambicieve të tepruara në cdo fushë. Më pak egoizëm dhe altruizëm.”- tha Topi duke shtuar se kishte uruar dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha i cili ishte gjendur në selinë e Komunitetit Mysliman për të bërë urimet e rastit.

"Sigurisht që e urova. Është njerëzore. Kemi raporte qytetare e normale, ndërsa pozicionet politike janë tjetër gjë.”- tha Topi.
 
meta bajramKREU I KUVENDIT URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimane për festën e Kurban Bajramit. Meta ka uruar shëndet, paqe e begati në këtë ditë të durimit dhe sakrificës.
 
KMSH, MASA PER ORGANIZIMIN E FALJES
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masazh mbi mënyrën e organizimit të faljes së Kurban Bajramit.

Falja u zhvillua në segmentin përpara ish – Hotel "Dajtit" në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ditën e martë në orën 07.00 – 07.45.

Vendi i faljes është pozicionuar ashtu siç është bërë tashmë traditë, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga ura e Lanës, pranë ish-Hotel Dajtit deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”.

Gjithashtu vend falje për gratë do të jetë edhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, që bashkohet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nga pikëpamja e akomodimit e gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me material të përshtatshëm për t’u falur.

Me rastin e kësaj feste, Kryetari i Komunitetit Selim Muça ka dërguar mesazhin e tij të urimit.

MESAZHI I URIMIT I KRYETARIT TË KMSH, SELIM MUÇA, NJE DITE PARA FESTES

"Nesër është një ditë e madhe për besimtarët myslimanë, është Kurban Bajrami.

Me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Kurban Bajramin. Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet dhe të afërmit tuaj.

Bajrami është festa më e bukur dhe më e bekuar për myslimanët. Kurban Bajrami ka në qendër sakrificën. Me therjen e kafshës kuptohet përkushtimi jonë për t’iu bindur Krijuesit. Jo sepse Zoti ka nevojë për mishin apo gjakun e kurbanit. Jo sepse sepse Zoti kërkon t’i mundojë njerëzit fizikisht apo financiarisht.

Zoti kërkon nga njerëzit të jenë të bindur ndaj urdhërave të Tij, të tregojnë gadishmërinë dhe devotshmërinë e tyre për t’iu afruar Zotit me vepra të mira.

Kurbani bëhet shkak që edhe i varfri të gëzojë dhe të falenderojë Allahun për mishin që i jepet me këtë rast. Njeriu i varfër në sajë të kurbanit kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij. Në këtë mënyrë kurbani nxit dhe zhvillon shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes së njëri-tjetrit në shoqëri.

Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, gëzuar këtë festë të bekuar. Paçit mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë Kurbanin.  
Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë," - pwrfundon Muça.

(Urimet sot në Komunitetin Mysliman nga Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos dhe Kryeipeshkvi katolik Rrok Mirdita )

Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës