Tiranë, Banka Qendrore gjermane
garanton bashkëpunimin me BSH

Tiranë, Banka Qendrore gjermane<br />garanton bashkëpunimin me BSH
TIRANË – Presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Jens Weidmann ka garantuar në Tiranë, bashkëpunimin e mëtejshëm me Bankën e Shqipërisë. I ftuar nga Guvernatori Ardian Fullani, ai zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë në Tiranë.   
 
Burimet zyrtare të BSH-së njoftuan se në takimin me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe drejtuesit e departamenteve të Bankës së Shqipërisë, z. Weidmann diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit në vend, në rajon dhe në Eurozonë.
 
Guvernatori Fullani e njohu Presidentin Weidmann me ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht me zhvillimet në sistemin bankar. Ai prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për forcimin e kushteve makro-ekonomike dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit. Gjithashtu, ai e njohu homologun gjerman me punën e Bankës së Shqipërisë për plotësimin e kritereve ligjore dhe ekonomike që burojnë nga kuadri i përafrimit me Bashkimin Evropian, si dhe me përpjekjet e saj për të nisur dhe nxitur bashkëpunimin rajonal ndërmjet bankave qendrore të rajonit.
 
Presidenti Weidmann vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit.
 
Bundesbank-u është një ofruese e rëndësishme e asistencës teknike për Bankën e Shqipërisë, ndërkohë që Presidenti Weidmann u shpreh për një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve.
 
 Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën