TIRANE – Brenda pak orësh u zhvillua protesta e dytë në kryeqytet, për mungesën e energjisë elektrike. Banorët në rrugën e Kavajës kanë bllokuar rrugën dhe kanë kërkuar kthimin e energjisë elektrike. Banorët shprehen të indinjuar pasi kanë disa ditë pa energji.
Ndërkohë që rreth orës 17:00 banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj mungesës së energjisë elektrike prej tre ditësh. Ata kanë qëndruar për rreth 2 orë në rrugë, duke kërkuar rikthimin e energjisë, por edhe një përgjigje nga kompania çeke energjetike që operon në Shqipëri CEZ-Shpërndarje, ndësa shprehen se nuk janë debitorë ndaj saj.
Protestuesit kanë bllokuar njërin prej senseve të lëvizjes drejt Zogut të Zi dhe rrugën “Dritan Hoxha”, për pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve, duke shkaktuar bllokimin e gjithë rrugës, deri tek sheshi "Shqiponja", në rrethrrotullimin e Doganës. Trafiku ka shkaktuar shume makina të bllokuara, të cilat kanë pritur në trafik për më shumë se 1 orë e 30 minuta. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit nga rruga, duke bërë të mundur lëvizjen e automjeteve.
Në shenjë proteste banorët kanë ndezur zjarr në kazanët e plehrave të gjendur anë rrugës, ndërsa më herët bllokuan edhe një prej autobuzëve të linjës Qendër-Laprakë.
Për mikrofonin e televizionit A1Report, banorët shprehen se janë pagues të rregullt të faturave elektrike dhe se sipas tyre, ndërprejrjet janë të paligjshme.
Situata është tensionuar edhe më shumë pas bllokimit të trafikut. Policia në vendngjarje po mundohet të bashkëpunojë me banorët për t’u larguar nga rruga.
Kompania energjetike CEZ-Shpërndarje njoftoi se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë bërë punimet nga një firmë private ndërtimi në Tiranë, të cilat kanë dëmtuar kabllot 1,6,18,9 të nënstacionit Tirana në Laprakë, duke lënë pa energji elektrike disa zona.
CEZ njofton se si shkak i dëmtimit janë pa energji Rruga ‘Babë Rexha’, ‘Pallatet e Izraelitit’, zona te ish-shkolla e Partisë, Pallati ‘Asllan Rusi’, ndërsa tha se po punohet për rikthimin e energjisë.
Ky nuk është rasti i parë që banorët e kryeqytetit dalin në protesta kundër mungesës së energjisë elektrike. Në zonën e Paskuqanit banorët gjithashtu protestuan duke bllokuar rrugën, më 4 dhjetor. Ndërkaq po atë ditë edhe banorët e Kombinatit u mblodhën në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike. Protesta ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit si Krujë e Shkodër, ku banorët kanë hyrë edhe në nënstacionet elektrike.
/Shqiptarja.com

5 DHJETOR/ Në Krujë banorët hynë në n/stacionin elektrik