Banorët e zonës së ish-Institutit të Lartë Bujqësor, kanë protestuar sërish sot për ndërprerjen e energjisë elektrike. Banorët të cilët kanë dalë në protestë deklarojnë se janë prej disa ditësh pa energji elektrike, pasi OSHEE ua ka ndërprerë.
Ndërsa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar se janë rreth 537 familje që jetojnë në atë zonë janë debitorë ndaj kompanisë me një shumë prej 142 milion lekësh.
Gjithashtu OSHEE ka theksuar se nëse ata nuk do të shlyejnë debinë, nuk do tu rikthehet energjia elektrike. “Deri më 31 dhjetor 2013, banorëve u janë fshirë detyrimet me vendim të qeverisë. Më pas është bërë një marrëveshje dhe me ndërmjetësimin e Prefektit dhe janë vendosur matësa në çdo godinë. Por sërish edhe pas instalimit të matësave nuk është paguar energjia elektrike”, deklaron OSHEE.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com