Tiranë, Basha i kyç të majtëve
Këshillin, takimi në paradhomë
Vargjet satirike për Lulin- Nga A. Duka

Tiranë, Basha i kyç të majtëve<br />Këshillin, takimi në paradhomë<br />Vargjet satirike për Lulin- Nga A. Duka
TIRANË - Këshilltarët e djathtë dhe të majtë në Bashkinë e Tiranës kanë nisur përplasjet e para politike "me mbyllje dyersh dhe fshehje vulash", pas një pauze disamujore.

Sot në orën 18:00,  Bashkia e ka mbyllur sallën e mbledhjeve për të mos lejuar kryetarin e ri të Këshillit, Aldrin Dalipin, të zhvillojë takimin e njoftuar dje, pasi dihet tashmë që të majtët në shumicë e kanë kuorimin e nevojshëm për të marrë vendime. 

Por, Dalipi e ka deklaruar të hapur mbledhjen që nga paradhoma, para 28 këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së. Ai shprehu keqardhjen e tij për rrëmbimin e sallës dhe fshehjen e vulës, por pavarësisht kësaj, u vendos t'i shkohej deri në fund mbledhjes me miratimin e vendimeve. Mbledhja ka nisur me betimin e Dalipit si kreu i ri i Këshillit Bashkiak dhe tre këshilltarëve të rinj. Aty u vendos që nesër kryetarët e grupeve të takohen për të shuar tensionet dhe normalizuar situatën.  

BEZHANI: MBLEDHJE E LIGJSHME NE KUSHTE JONORMALE, NESER TAKOHEN KRYETARET

Në përfundim, këshilltari Agron Bezhani tregoi se "pavarësisht se mbledhja u zhvillua në kushte jonormale, u zbatuan vendimet sipas rendit të ditës. Ne kishim njoftimin dhe pikat u lexuan sipas radhës; u miratuan edhe tre këshilltarët e rinj, që u betuan konform rregullores.
 
Mbledhja e sotme u thirr nga Kryetari dhe njoftimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm, pasi ne kemi dy muaj që kemi zgjedhur një kryetar të ri të mazhorancës.

Kjo çështje duhet mbyllur sa më shpejt, sepse nuk është problem se kush është  kryetar. Këto zgjidhen me mirëkuptim dhe ndaj ne ramë dakord që të bëhet që nesër një mbledhje e kryetarëve.

Qytetarët e Tiranës kanë probleme madhore, me strehimin, me kreditë etj dhe kjo çështje e kryetarëve është shumë e vogël para problemeve të tyre. Ne duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe kuptohet se do të zbatohet ligji dhe vetëm ligji,"- theksoi ai.

TE DJATHTET THERRASIN MBLEDHJEN E KESHILLIT TE HENEN

Këshilltarët e djathtë e kanë njoftuar mbledhjen e ardhshme të Këshillit të hënën, ndërkohë që të majtët e caktuan atë  sot padite. Të djathtët u mblodhën dje nën drejtimin e Zv.Kryetarit Zamir Ndroqi dhe u njohën me dorëheqjen e ish-Kryetarit Njazi Kosovrasti; ata e anulluan mbledhjen, pasi nuk kishin kuorumin për vendimet, ndërsa të majtët, kryesuar nga Aldrin Dalipi, që është zgjedhur dje kryetar i ri i Këshillit, e bojkotuan atë dhe njoftuan zhvillimin e saj sot në orën 18:00.

Tensioni i pasdites së sotme u duk i paralajmëruar rreth 3 orë më parë, kur në një njoftim të ardhur nga Bashkia e Tiranës thuhej: "Zv. Kryetari Ndroqi ka njoftuar Bashkinë e Tiranës, se për shkak të mungesës së anëtarëve të Këshillit, mbledhja nuk është zhvilluar. 

Sot paradite, Zv/Kryetari i Këshillit ka njoftuar zyrtarisht Bashkinë e Tiranës, se mbledhja e radhës është thirrur ditën e hënë, datë 21 tetor, ora 18:00, me të njëjtin rend dite."

dalini ne paradhome me logo
(Zhvillimi i mbledhjes së Këshillit bashkiak të Tiranës në paradhomën e sallës së kyçur nga Bashkia)

Lajm në përditësim që nga ora 15:40

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë