Pavarësisht motit, ritmi i punës nuk është ndalur duke vijuar me mbjelljen e pemëve të reja kudo në Tiranë. Duke shfrytëzuar stinën e përshtatshme, grupet e punës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë mbjellë pemë të reja në rrugët kryesore të kryeqytetit duke i gjelbëruar ato, duke përmirësuar jo vetëm anën estetike, por njëkohësisht duke kontribuar për të patur një qytet dhe gjeneratë më të mirë dhe të shëndetshme nesër.
/Shqiptarja.com
Siç mund të shihni edhe nga fotot, mbjelljet e reja janë bërë në rrugicat e zonës së ish-bllokut, e cila ka një dendësi të madhe banorësh dhe është një nga më të frekuentuarat nga të rinjtë. Paralelisht, puna ka vijuar dhe në zonën e Unazës së Re pranë Astirit.
Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar bizneset që t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve të reja, duke dhuruar dy pemë për çdo automjetet që kompania zotëron.
[gallery]24587[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO











