TIRANE-Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nëse këto lista nuk do të miratohen nga këshillat bashkiakë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, fondi i vendosur në dispozicion nga qeveria digjet automatikisht.
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli ka miratuar dhënien e kredisë për strehimin e 679 personave që kishin aplikuar për të përfituar nga ky program social. Fillimisht u propozua nga këshilltarët e majtë, miratimi edhe i listës shtesë me 70 emra, të cilët kishin aplikuar pas publikimit të listës së parë me 679 emra. Por këshilltarët e djathtë kanë kërkuar miratimin e listës së publikuar disa ditë më parë, ndërsa lista me emrat shtesë, sipas tyre të miratohet në një mbledhje tjetër.
Gjatë mbledhjes ka pasur diskutime mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë për shpronësimin e pronarëve te Stacioni i Trenit, me fillimin e punimeve aty të Bulevardit të Ri.
Pas shumë debatesh mbi këtë të fundit, ndërkohë që banorët protestonin jashtë dyerve të bashkisë, Këshilli vendosi shtyrjen e miratimit të fondit shtesë prej 160 milionë lekësh, që nuk përkon me vlerën e çmimeve në treg për metër katror të banesave. Nënkryetari i Bashkisë Bozdo bëri të ditur se 1 miliard e 750 milionë lekë është vlera totale e shpronësimeve. Ndër vendime të tjera të rëndësishme që pritet të merren janë miratimi i bursave për të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë aplikuar, për shkak të rezultateve të shkëlqyera, kushteve ekonomike apo largësisë së zonës së studimit nga ajo e banimit.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nëse këto lista nuk do të miratohen nga këshillat bashkiakë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, fondi i vendosur në dispozicion nga qeveria digjet automatikisht. Po ashtu, një tjetër vendim i rëndësishëm që pritet të miratojë Këshilli Bashkiak është edhe buxheti afatmesëm i Bashkisë së Tiranës për kryeqytetin.
Në listën e drafteve që Bashkia e Tiranës ka bërë gati për miratim në parlamentin vendor, është edhe lista e vendeve vakante në Bashkinë e Tiranës. Janë rreth 15 vende bosh që pritet të
Shkrimi u publikua sot (19.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com