Tiranë, Bashkia pas dështimit rinis
aksionin e pastrimit të trotuareve

Tiranë, Bashkia pas dështimit rinis<br />aksionin e pastrimit të trotuareve
TIRANË - Policia Bashkiake ka vijuar sot aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni është përqendruar sot paradite përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, në njësinë bashkiake nr. 9, por edhe në zonën e ish-Bllokut pasdite, ku janë hequr e sekuestruar tavolina, karrige nga trotuaret e zëna kryesisht prej bar-kafeve.

Bulevardi "Zogu i Parë" dhe ish-Blloku njihen si nga më problematikët sa i përket tregtimit në mënyrë të paligjshme nga ana e shitësve ambulantë dhe subjekteve tregtare. Gjatë aksionit, Policia Bashkiake ka vendosur edhe gjoba dhe ka bllokuar mallin për 7 subjekte.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli ka shprehur vendosmërinë për të vijuar punën për lirimin e të gjithë hapësirave publike në kryeqytet, hapësira të cilat u përkasin qytetarëve të Tiranës dhe jo individëve apo subjekteve të veçanta, si edhe për të mbështetur çdo tregtar apo subjekt, i cili tregton në mënyrë të ligjshme. Aksioni pritet të vijojë më pas edhe në “Tregun Elektrik” si dhe në çdo rrugë dhe rrugicë të kryeqytetit, edhe në ditët në vijim.

bashkia heq tavolinat ne bllok
(Në foto: Aksioni sot pasdite i Policisë Bashkiake në zonën e ish-Bllokut, Tiranë).

“Ne kemi njoftuar disa herë këto subjekte, që tregtojnë mallra të ndryshme dhe subjektet kanë reaguar jo në zbatim të urdhrit të Policisë Bashkiake për largimin e tyre. Sot, Policia Bashkiake ka ndërmarrë një hap, duke u bllokuar aktivitetin dhe mallin këtyre subjekteve që nuk i janë bindur urdhrit të Policisë Bashkiake. Kjo nuk mund të tolerohet më, si këto subjekte dhe të tjerë në rrugët e Tiranës” - u shpreh Topalli.

Ndërkohë, në verën e vitit 2011 u dha i njëjti urdhër nga kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili pati afat të fundit 1 tetorin për largimin e plotë të tavolinave, karrigeve dhe ambulantëve nga trotuaret apo zona të papërshtatshme për tregtim, aksion i cili pati sukses për njëfarë kohe, por që dështoi shumë shpejt, pasi trotuaret lulëzuan sërish si nga tavolinat dhe karriget e bar-kafeve, ashtu edhe nga ambulantët.

ambulantet
(Në foto: Nga aksioni i policisë sot paradite te bulevardi 'Zogu I", Tiranë).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij