Tiranë, Beqaj inspektim për ligjin
anti-duhan:Do zbatohet nga të gjithë

Tiranë, Beqaj inspektim për ligjin<br />anti-duhan:Do zbatohet nga të gjithë
TIRANE - Ligji anti - duhan po zbatohet si nga subjektet private ashtu edhe ato shtetrore por edhe nga qytetarët. Nga fillimi i shatorit e deri tani janë vendosur rreth 49 gjoba në subjekte private dhe shtetëror për mos zbatim të tij.

Një ditë më parë inspektorët e ISHSH nuk janë lejuar për të bërë inspektimet në qendrën tregtare, duke u nisur nga ky fakt Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë inspektime në këtë qëndër ku vërehen shkelje të ligjit. (efekte)

Beqaj ka deklaruar se nuk do të ndalen për zbatimin e ligjit dhe se të gjithë ata që tentojnë të pengojnë zbatimin e tij do të përballen me pasojat e ligjit.

"Brenda këtyre shtatë javëve kemi shenjat e para të përpjekjeve të moszbatimit të ligjit. “Këtu jemi në një qendër tregtare, ku dje inspektorët janë penguar të zbatojnë detyrën e tyre. Unë dua të konfirmoj angazhimin tim dhe të qeverisë në zbatimin edhe të këtij ligji, së pari, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Duhani dhe duhanpirja rezulton shkaktari më i madh se çdo shkaktar tjetër për riskun e sëmundjeve, sidomos për dy grup sëmundjet me prevalencë të lartë në Shqipëri, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet tumorale. Ne kemi një shërbim 24-orësh që pranon ankesat dhe trupat e inspektorëve janë në terren. I kërkoj inspektorëve zbatimin rigoroz të ligjit, të mos zmbrapsen përpara pengesave që i’u dalin dhe i bëj thirrje dikujt, që mund të mendojë të pengojë inspektorët në zbatimin e ligjit, se do të ndeshet me ndëshkimin rigoroz të ligjit." tha Beqaj

ilir beqaj

Kryeinspektori iTiranës Gjergji Koja u ka bërë thirrje të gjjithë subjekteve që të lejojnë inspektorët të kryejnë punën e tyre.

Dje u penguan inspektorët, sot do të vazhdojë të zbatohet ligji, siç e shikoni, jemi bashkë me inspektorët, të cilët do të vazhdojnë të zbatojnë ligjin në mënyrë të vazhdueshme, sot edhe në vazhdim. Monitorimi është i përditshëm, paradite, pasdite deri në orët e vona të darkës. Sot kemi ardhur të zbatojmë ligjin, duke u thënë të gjithëe që nuk është qëllimi ynë të vëmë gjoba. Qëllimi ynë është të ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë. Kush i bën karshillëk ligjit, do të presë ndëshkimin përkatës." tha Koja.

ilir beqaj

Ligji anti –duhan ka hyrë në fuqi në 23 gusht dhe që nga 1 shatori ka filluar fushata sensibilizuese por edhe zbatuese e këtij ligji.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë