TIRANË - Një mjet betoniere e drejtuar nga A.H. ka aksidentuar G.K., 44 vjeç ditën e sotme në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Sipas policisë, 44-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet një grup hetimor që po sqaron rrethanat e aksidentit.