TIRANË - Një i ri është plagosur rëndë pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”.

Burime nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se, i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Dyshohet se, i riu ka qenë duke rrëgulluar rrjetin elektrik të banesës së tij, kur ka rënë dhe është dëmtuar rëndë.

Policia ka marrë dëshmitë e personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe e ka konsideruar si një ngjarje aksidentale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)