TIRANE- Humb jetën punëtori i ndërtimit, 48-vjecari Naim Berzhiu. Ngjarja u shënua mesditen e sotme, ku pas rënies nga skela në një pallat në zonën e Yzberishtit, Naimi humbi jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima, ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim dhe pasi ka rënë nga kati i dytë ka mbetur pa ndjenja dhe ka mbërritur i vdekur në Spitalin Ushtarak.
Kushtet e sigurimit teknik në pune dhe respektimi i tyre, kanë qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për aksidentet jo të pakta me pasojë humbjen e jetëve për puntorët. Ata detyrohen të punojnë në kushte tepër të vështira dhe me një pagesë modeste e cila në të shumtën e rasteve varjon nga 1000-1500 lekë për ditë pune.
Policia e mbërritur menjëherë në vëndgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, që mesditën e sotme çuan në humbjen e jetës për puntorin Naim Berzhiu.
(ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com