Tiranë, bien nga skela e pallatit 
humbin jetën dy punëtorë Editorial/ Heshtje për dy vdekjet

Tiranë, bien nga skela e pallatit <br />humbin jetën dy punëtorë Editorial/ Heshtje për dy vdekjet
TIRANË - Me një ashensor të improvizuar si skelë mbajtëse, prej një jave, 4 punëtorë kishin nisur rikostruksionin e katit të 7-të të një pallati në rrugën “Dora D’Istria” në Tiranë.

Por, fatkeqësisht sot, 2 prej tyre u përfshinë në një aksident në punë, si pasojë e të cilit njëri prej tyre, 50 vjeç, gjeti vdekjen ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri Mehmet Smaka, 45 vjeç, ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Ndërsa mësohet se ka shpëtuar për mrekulli një tjetër punëtor, 18-vjeçar, i cili fatmirësisht arriti të mbahej tek dritarja në momentin e rënies së skelës së improvizuar.

Kafazi për shkak të të cilit ndodhi aksidenti, është pikërisht skela ku punohej çdo ditë nga punëtorët prej një jave, ndërsa rënia nga 25 metra lartësi sot, ka rezultuar vdekjeprurëse për dy punonjësit.

Uniformat blu shoqëruan dy prej personave të cilët punonin me dy të aksidentuarit, ndërsa mungesa e mjeteve të identifikimit ka bërë të vështirë për policinë të zbardhë identitetin e viktimës që humbi jetën menjëherë pas rënies.

policia te pallati te petronini
(Në foto: Policia tek pallati ku ranë dy punëtorët)

Njëri nga punëtorët, 45-vjeçari Mehmet Smaka, është ndihmuar nga banorët e pallatit për t’u dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë disa orë më vonë në spital. Ndërsa personi që gjeti vdekjen nuk ka mundur dot të marrë ndihmën e parë mjekësore.

pallati
(Në foto: Pallati nga ku u rrëzuan dy puntorët)

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike në punë, çka edhe mund të kishte shmangur pasojat fatale për dy punëtorët.

Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës