Tiranë, blloku i pallateve mes tymit
 zhurmës dhe bombulave të gazit

Tiranë, blloku i pallateve mes tymit<br /> zhurmës dhe bombulave të gazit
TIRANË - Dhjetra biznese, lokale, restorante, piceri e shërbime kateringu, e kanë kthyer një shesh mes disa pallatesh, në rrugën Abdyl Frashëri, përballë Librit Universitar në një ferr të vërtetë për të jetuar. Banorët e pallatit numër 16, të mbështetur dhe nga ambientalistët, protesuan sot për herë të tjerë, pasi dy kërkesat e para për ndihmë, kanë rënë në vesh të shurdhët.

Zhurma ditë e natë pa ndërprerje, aroma të këqija, tym, bombula gazi në rrëzë të pallateve, gjeneratorë dhe mbi të gjitha, asnjë mundësi për hyrje zjarrëfiksesh në raste emergjencash, është situata mes këtij blloku pallatesh.

Duke folur gjatë protestës, ambiantalisti Sazan Guri ka denoncuar gjendjen ku ndodhet ky bllok banimui. “Këtyre banorëve po ju merret fryma nga smogu. Ata janë të rrezikuar në çdo moment nga shpërthimi i bombulave të gazit që janë vënë në një cep nga kuzhinat, që punojnë këtu”, tha gjatë fjalës së tij, Guri.

Edhe banorët kanë kërkuar që ajri të filtrohet. Një tjetër problem për ta është edhe fakti se, restorantet që bëjnë shërbimin katering, lënë aty makinat, morrat duke bllokuar dhe qarkullimin. Sipas tyre, nëse bie një zjarr makinat e zjarrfikëses nuk kanë nga të hyjnë.

Pas protestës në mes të pallateve, banorët dolën dhe rrugën kryesore, ku treguar hapsirat e zëna dhe problemet që iu sjellin shumë biznese në këtë zonë.
Më pas, ambientalisti Sazan Guri, denoncoi për A1 Report, edhe faktin se si një pemë shumë vjeçare është prerë 2 netë më parë në rrugën Ibrahim Rugova, në ish-bllok.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar