TIRANE- Bodigari i një kazinoje në Tiranë, ka plagosur rëndë me shishen e birrës shokun e tij Ilirjan Qehajaj, teksa ishte duke pirë në një lokal në zonën e “Librit Universitar”. Teksa u konfliktuan me grushta, Armando Kapaj ka rrëmbyer shishen e birrës dhe pasi e ka thyer, e ka qëlluar shokun e tij në qafë. Xhamat e mprehtë të gotës së birrës, i kanë sjellë prerjen e damarëve duke i shkatuar humbjen e madhe të gjakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 17:00 pranë “Librit Universitar” ku në një lokal të quajtur “Lokal Tymi” Ilirjan Qehajaj dhe Armando Kapaj, ishin duke pirë birra, të shoqëruara këto me qofte. Fillimisht dy shokët kanë porositur dhe teksa ishin duke pirë, ata janë konfliktuar me fjalë. Shkak i këtij konflikti duket se është bërë një borxh financiar, pasi i dëmtuari Ilirjan Qehajaj njihej si klient i rregullt i kazinosë ku punonte si bodigard shtetasi Armando Kapaj. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dy të pranishmit në lokal janë konfliktuar me fjalë dhe më pas me grushta. Por sherri ka degjeneruar duke vënë në përdorim, gotat e birrës. Gjatë këtij sherri bodigardi i kazinosë ka thyer gotën e birrës në dysheme dhe ka qëlluar me të shokun e tij Ilirjan Qehajaj. Si pasojë e kësaj goditje, xhamat e mprehtë të gotës i kanë prerë damarët e qafës, çka ka sjellë dhe humbjen e madhe të xhakut.
HETIMET E POLICISE
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi efektiva të komisariatit nr.2 të Tiranës, të cilët kanë shoqëruar si dëshmitarë kamarierët e lokalit por dhe pronarin e lokalit brenda të cilit ndodhi plagosja e rëndë. Ata i thanë bluve të Tiranës, se autori pas goditjes me gotë është larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes, duke mos u kapur ende nga efektivët e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Dëshmitarët i thanë policisë se autori është punonjës pranë një kazinoje aty afër, gjë e cila i ka ndihmuar blutë të bëjnë indentifikimin në kohë të autorit të kësaj plagosje. Pas kësaj në ndjekje të Armando Kapaj, janë vënë efektivat e policisë së Tiranës, ku disa prej tyre kanë kryer kontrolle në banesën e autorit të krimit si dhe në të afërmit e tij. Nga këto kontrolle përgjatë mbrëmjes së djeshme nuk është arritur të konstatohet prania e tij, duke bërë që policia të grerë dyshime se Kapaj mund të jetë larguar nga kryeqyteti.
QEHAJAJ NE DY SPITALE
I dëmtuari Ilirjan Qehajaj pas goditjes me gotë nga shoku i tij, ka humbur sasi të mëdha gjaku. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes të ndihmuar edhe nga efektivat e policisë kanë mundur ta transportojnë me shpejtësi atë në drejtim të Spiatlit Ushtarak. Pas trajtimit mjekësor në këtë spital, gjëndja shëndetësore e Qehajaj nuk është përmirësuar dhe për pasojë, familjarët e tij kanë kërkuar një trajtim mjekësor më të avancuar. Në mbrëmjen e djeshme, ai është transportuar në drejtim të Spitalit Frances, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e këtij spitali. Edhe pse arriti të marë në kohë ndihmën mjekësore, burime pranë policisë thonë se gjëndja shëndetësore e Ilirjan Qehajajt vazhdon të jetë e rëndë, për shkak se xhamat e gotës së birrës, i kanë prerë disa damarë të qafës që furnizojnë me gjak trurin. (ne foto tavolina ku ishin duke pirë birra autori dhe i dëmtuari)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com