Tiranë/ ‘Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, 35-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik! Ekspertiza: Nuk ishte i përgjegjshëm

TIRANË- Ekspertiza mjekësorë përcaktoi se 35-vjeçari Jetnor Zh. ka qenë i papërgjegjshëm në veprimet e tij, teksa për një kohë të gjatë, mbajti në izolim familjarët, duke i privuar edhe të drejtën për të komunikuar me telefon, pasi sapo largohen nga banesa, bllokonte valët.

Mbi këtë rezultat, Gjykata e Tiranës, vendosi shtrimin e përkohshëm në spital psikiatrik të burrit të arrestuar.

Burgosja e familjes, gruas, 2 fëmijëve, e nënës së moshuar të 35-vjeçarit, u zbulua nga fqinjët, të cilët bënë denoncim në polici të habitur nga monitorimi me kamera të shumta i banesës.

Jetnor Zh. kontrollonte anëtarët e familjes me kamera edhe në tualet, ndërsa para hetuesve ka dëshmuar se të gjithën e bënte për t’i mbrojtur nga rreziqet e botës jashtë. Problemet e tij me shëndetin mendor, u dyshuan prej momentit kur ai tha se dëgjonte zëra nga muri, të cilat i ndjente si rrezik për familjarët e tij e në disa raste besonte se përgjohej.

Në familje dyshohet se ushtrohej edhe dhunë, edhe pse bashkëshortja e të riut me profesion ekonomist, por së fundmi i papunë, nuk e ka denoncuar në polici për shkak se e donte.  Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 12/03/2024 08:48

    Sherim te shpejte o djale, qe mos ta humbesh familjen dhe gjithcka ke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë