Tiranë/ ‘Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, shtyhet me 20 ditë masa arrest në burg për 35-vjeçarin

Tiranë/ ‘Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, shtyhet me 20 ditë masa arrest në burg për 35-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka vendosur shtyrjen edhe për 20 ditë të tjera të masës së sigurisë arrest në burg për 35-vjeçarin Jetnor Zh., i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre.

Rreth tre javë më parë u arrestua pas zbulimit nga autoritetet të rastit, duke iu vendosur masa burg me afat 20 ditor. Në seancën e parë për caktimin e masës Prokuroria ndryshoi qëndrim ku fillimisht kërkoi arrest në burg teksa më pas kërkoi 30 ditë. Avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri deri sa të bëhet ekspertiza psikoligjore.

Vetë 30-vjeçari foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”. Afati i ri me 20 ditë të tjera burg do të përdoret për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi ekspertët nuk arritën të paraqesin konkluzione në seancën e të hënës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë