TIRANE - Një bashkëshort që ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike mbi gruan e tij, është arrestuar nga komisariati nr. 2. Për shkak të dhunës që ka ushtruar mbi të më parë, Dashnor Matajt i ishte ndaluar t'i afrohej bashkëshortes.

Duket se ai nuk e ka përmbajtur dot zakonin e vjetër dhe pa pyetur për ligjin dhe pasojat, sërish është kthyer tek Davide Mataj por këtë herë ndaj tij u mor masa e ndalimit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)