Panairi i cili tashmë është bërë një traditë e përvitshme, synon që të nxjerrë në pah të gjitha risitë që sjell çdo vit kompania lider në vend për sjelljen e produkteve të kulinarisë.
Presidenti i institutit të kulinarisë, Nikollaq Neranxi u shpreh se ndjehet krenar për arritjet e mëdha të kompanisë vit pas viti por megjithatë në çdo vit edhe pritshmëritë nga klientët janë të mëdha.
“Nga ajo që shoh përditë në punën që ju bëni kam konstatuar se të gjithë jemi rritur shumë në këto vite. Këtë e shoh në restorantet tuaja në pastiçeritë në fast foodet në katering në dyqanet e prodhimeve të brumit në hotele dhe në komplekse të ndryshme pra po ecim mirë të gjithë por ka akoma shumë për të bërë sepse bota e përparuar ecën më shpejtë dhe ne duhet të ndjekim ritmet e saj prandaj dhe panairi i kulinarisë është një moment për tu takuar me risitë dhe për ti bërë ato pjesë të përditshmërisë në punën tonë,” – tha Neranxi.
Një mori gatimesh dhe produktesh ushqimore që janë bazë për pasticerinë por jo vetëm janë prezantuar në paniarin i cili është frekuentuar nga një numër i madh njerëzish.
Panairi është çelur sot dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjithë ditës, për ti krijuar kujtdo mundësinë që ta vizitojë atë. Ky panair ka sjellë këtë vit edhe risinë e projektit “Kamarierë të shkolluar" për të bërë të mundur që të sjellë në treg një kontakt perfekt të biznesit me klientin.
Instituti i kulinarisë Neranxi ka arritur të sjellë në treg një gamë të gjerë produktesh duke qenë të kujdesshëm që të sjellë jo vetëm shijen e mirë por edhe një cilësi maksimale të produkteve.
Për çdo vit në Institutin e Kulinarisë Neranxi janë të shumtë nxënësit që regjistrohen për t5ë mësuar artin e kulinarisë duke dalë kështu në treg si profesionistë të mirëfilltë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)