TIRANE - 25 vite burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për secilin nga vëllezerit Jetmir e Muharrem Llani të cilët në vitin 2012në Fush-Mamurras, kanë vrarë shtetasin Arjan Shkreta dhe vrasjen e mbetur në tentativë ndaj vëllait të viktimës Leli Shkreta.

Vrasja e kryer nga vëllezrit Llani ka ardhur si rezultat i hasmërisë që kishin të dy familjet.

Hasmëria kishte ardhur si rezultat i qëllimit me armë që kishin bërë dy vëllezrit e viktimës Arjan Shkreta, ndaj familles Llani ku si rezultat humbi jetën djali i mitur I të pandehurit Jetmir LLani.
 
Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës 25 vite burg për të dy vëllezrit Llani, dhe kjo e fundit e ka pranuar këtë kërkesë. Dy vëllezrit Llani janë dënuar për vrasje me paramendim dy herë si dhe prodhim dhe armbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.
 
Nga hetimi, ku të dy këta shtetas janë gjykuar në mungesë, Prokuroria ka bindjen e plotë se këta dy persona janë autorë të vrasjes së shtetasit Arjan Shkreta dhe vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga goditjet me armë zjarri automatik nga ana e vëllezërve Llani.
 
Shtetasi Leli Shkreta, në momentin e ngjarjes, ka arritur të shpëtojë, ndonëse i plagosur rëndë, pasi është shtirur si i vdekur deri në momentin e largimit të agresorëve nga vendi i ngjarjes.

vellezerit llani
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)