Në kuadër të luftës ndaj dhunës në familje, Policia e Tiranës ka bërë të mundur lëshimin e 6 urdhërave të mbrojtjes brenda 24-orëvë të fundit, ku në njërin prej rasteve bashkëjetuesja dhunonte bashkëjetuesin.

Burime nga Policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se dje është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin D.H, 28 vjeç, sepse bashkëjetuesja e tij A.D, 28 vjeç, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Po ashtu u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin D.P, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi i vëllai i tij Fazan.P, 28 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Urdhër mbrojtje i menjëhershëm është lëshuar edhe për shtetasen L.D, 43 vjeç, lindur në Zall-Bastar dhe banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti Sulejman.D, 50 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Gjithashtu dje u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Aleksandra Rrako Gjoshi, e datëlindjes 24.12.1960, banuese në Vaqarr, Tiranë, sepse djali i saj Antonio Hamza Gjoshi, i datëlindjes 18.05.1992, banues në Vaqarr, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Një tjetër urdhër mbrojtje është lëshuar për shtetasen L.Q, 36 vjeç, sepse bashkëshorti i saj Ethem Selim Qorraj, 37 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj./ATSH/