Dhunon psikologjikisht nxënësin 12 vjecar, procedohet nga policia mësuesja e një shkolle 9 vjecare në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Mësuesja e proceduar është 33 vjecarja S.N, ku sipas kallëzimit të prindërve të të miturit ajo e ka dhunuar atë psikologjikisht 1 javë më parë.

Për rastin kanë nisur hetimet ndërsa para hetuesve mësuesja ka mohuar të ketë dhunuar të miturin si psikologjikisht ashtu dhe çdo lloj dhune përfshi dhe atë fizike. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)