Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën

TIRANË- Është mbajtur sot seanca gjyqësore për motrat Berishaj, Antonela dhe Mariela, të cilat dhunuan blogeren Klea Prenga në muajin gusht të këtij viti. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 'Arrest shtëpie' për Marielën dhe 'Detyrim paraqitje' për Antonelën.

Seanca gjyqësore ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por për shkak të mungesës së Marielës u zhvendos për sot, 18 tetor. Report Tv solli edhe pamjet teksa Antonela Berishaj u paraqit në Gjykatën e Tiranës. 

Pas rreth dy muajsh në arrati,ku dyshohej se fshiheshin në Dubai, motrat Berishaj u vetëdorëzuan në policinë e Tiranës më 16 tetor. 

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet. Sipas modeles ngjarja ka ndodhur të martën e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. 

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Basha në Bundestagu me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha

Basha në Bundestagu me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha