TIRANE - Djegia e automatit brenda çerdhes ka krijuar një gjendje alarmante në orët e para të mëngjesit në çerdhen numër 51 “Luleshqerrat”, pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Një luhatje e tensionit ka djegur plotësisht automatin në hyrjen e korridorit në çerdhe. Sipas drejtorit të ndërmarrjes numër 3 të Bashkisë së Tiranës, gjithçka ka ndodhur për shkak se kjo çerdhe nuk ka automat parandalues jashtë ambienteve të tij. Ndërsa drejtori i çerdhes tregon se nuk ka asnjë rrezik për fëmijët.

”Ky defekt ka ardhur nga luhatja e tensionit dhe mbingarkesa e rrjetit të zonës. Në qoftë se do të kishte në automat parandalues jashtë çerdhes do të ishte parandaluar ky defekt brenda ambienteve të çerdhes. Mbarëvajtja e çerdhes është ndërprerë për momentin sa është rregulluar situate. Çerdhja ka pas një lidhje shumë të rendë, pasi hyrja kryesore që furnizonte çerdhen ishte pa automat dhe siguresë dhe gjithë tensioni i lartë vinte futeshe në objekt. Ne kemi marrë një njoftim në orët e para të mëngjesit që ka pas një shkëndijë elektrike në automatin e kësaj çerdhe. Luhatja e tensionit ka dhënë një masë në salvavitë dhe ka djeg një automat, është vënë në punë fiksja e zjarrit. Automati ka kociduar që është në hyrje të çerdhes, është bërë fikja e saj dhe janë marrë masa nga ana jonë për rehabilitimin dhe sistemimin në një kohë shumë të shpejt të defektit elektrik”, tha për A1 Report Alfons Muca, drejtor i Ndërmarrjes 3 të Bashkisë së Tiranës. 

cerdhja me logo

Gazetarja: Fëmijët nuk janë sot në çerdhe?
”Fëmijët sigurisht që janë në çerdhe, në grup ka fëmijë, janë grumbulluar në grupet e kateve të sipërme, derisa të stabilizohet situata punë një orësh, dy orësh”, u shpreh Pëllumb Seferi, drejtori i çerdhes 51 “Luleshqerrat”.

Kopshti 51 sistemin e ngrohjes e ka me kaldaja me lëndë djegëse tallash. Situata e defekteve elektrike përsëritet çdo vit në kopshte dhe shkolla.

cerdhja me logo


ALFONS MUCA