TIRANE- Një zjarr i fuqishëm shpërtheu rreth orës 08:50 në një punishte druri në zonën e Porcelanit, pak metra larg rrugës kryesore. Materialet e drurit të cilat ndodheshin në punishte bënë që flakët të përhapeshin me shpejtësi drejt vilës tre katëshe, të pronarit të punishtes, Agim Paçrami.
Zjarri  ka arritur të lokalizohet rreth orës 11. 30 minuta dhe ndërhyrja në kohë e forcave të zjarrfikëseve shmangën përhapjen e flakëve në banesat e tjera ndërsa u evakuan banorët përreth. Dy punëtorë të punishtes dhe një zjarrfikës raportohen të jenë lënduar.    


LAÇI: SHKAK ELEKTROMOTORI
Ora 14: 30- Nga të dhënat e para mendohet se shkaqet e zjarrit kanë ardhur nga shpërthimi elektromotorit të punishtes, i cili mesaduket nuk ishte mirëmbajtur prej kohësh dhe gjatë punës është nxehur nga temperaturat e larta duke shkaktuar dhe shpërthimin. Kreu i Zjarrfikësve thotë se po hetohet për veprën penale të pakujdesisë dhe të shkeljes së rregullave teknike.
Zoti Dilaver Laçi thotë se zjarrfikësi është plagosur në momentin kur ka tentuar të hapë derën e një dhome të brendshme të vilës tre katëshe. Në moment ka ndodhur shpërthimi dhe 34 vjeçari ka pasur rrahje të forta zemre dhe probleme me frymëmarrjen.

PLAGOSET ZJARRFIKESI
Ora 12: 30 Një zjarrfikës i Ushtrisë raportohet të jetë plagosur në një nga dhomat e vilës tre katëshe e cila u përfshi nga flakët që ranë në punishten e drurit. Nga të dhënat e para mësohet se zjarrfikësi i lënduar Elvis Toska, 34 vjeç kishte qenë në një nga dhomat e vilës, ku nga grumbullimi i gazrave, ndodhi një eksploziv. 34 vjeçari është dërguar në spital me plagë të lehta.

LAÇI: NDERHYRJA ESHTE BERE 3 MIN. NGA NJOFTIMI PER ZJARRIN
Kreu i Zjarrfikësve Dilaver Laçi deklaron për A1 Report se vila tre katëshe është shpëtuar, por ka pësuar disa dëmtime.“Na është njoftuar për zjarrin në orën 08: 50 minuta dhe në 08: 53 minuta zjarrfikësja ka qenë në vendngjarje. Nëse do të kishim shkuar me vonesë vila tre katëshe nuk do të kishte shpëtuar por do të ishte djegur tërësisht.

TVA1 Report raporton se dy punëtorë të punishtes raportohen të jenë lënduar, ose kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të flakëve dhe tymit të madh. Raportohet se në një moment ka pasur konfrontim mes punëtorëve dhe policisë pasi nuk i lejonin të futeshin në vilë për të shpëtuar ndonjë material.

LOKALIZOHEN FLAKET, VATRA AKTIVE BRENDA NE PUNISHTE
Ora 11:00 Brenda gati dy orësh zjarrifikësit kanë arritur të lokalizojnë flakët. Aktualisht vatra aktive ndodhet në krahun lindor të punishtes së drurit, ku mesaduket ndodheshin shumë lëndë drusore dhe materiale për ndërtimin e mobiljeve. Punishtja është shembur tërësisht.

Ora 10 :45 Gazetari Kreshnik Zeqaj i TV A1 Report deklaron se punishtja prej druri është shembur dhe flakët kanë përfshirë banesën trekatëshe e pronarit të punishtes zotit Agim Paçrami.

LACI: ZJARRFIKESIT PO RREZIKOJNE JETEN
Ora 10: 40 Drejtori i forcave të Zjarrfikëseve, Dilaver Laçi deklaron “I plagosuri nuk ka rrezik për jetën. Nuk ka problem në jetën e njerëzve. Gjithë zona është evakuar. Gjithë situate është nën kontrollin e policisë. Momentalisht zjarrfikësit po rrezikojnë jetën. Po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërsa 2 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarri.
(sg/shqiptarja.com)