Tiranë, disa zona pa energji
CEZ: Nga mbingarkesa

Tiranë, disa zona pa energji<br />CEZ: Nga mbingarkesa
TIRANE- Në një ditë si e sotmja kur të gjithë amvisat duhet të bëjnë gati tavolinën e mbrëmjes, problemeve të tyre, do i shtohet dhe mungesa e energjisë.
Përmes një njoftimi për shtyp CEZ njofton për ndërprerje të energjisë në disa zona për shkak të një defekti në rrjet.

CEZ saktëson se për shkak të defektit ka mbetur pa energji zona e Don Boskos, ajo e Siri Kodrës, si dhe ajo pranë stacionit të trenit në kryeqytet. Defekti ka ndodhur për shkak të mbingarkesës në rrjet ndërkohë që po punpn për riparimin e defektit.

“CEZ” deklaron se situata do të zgjidhet shpejt dhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve nuk do ketë rrezik ndërprerje të energjisë.

Dy ditë më parë ndërprerje të energjisë pati edhe në fshatrat e Lushnjes, Beratit, Vlorës, Sarandës, për shkak të moskordinimit të punës midis “CEZ Shpërndarje” dhe sistemit të transmetimit OST.
/sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza