Tiranë, donte të lidhej me të
kërcënon vajzën me telefon

Tiranë, donte të lidhej me të<br />kërcënon vajzën me telefon
TIRANË - Policia e Tiranës ka ndaluar një të ri, pasi akuzohet se ka kërcënuar me anë të thirrjeve telefonike një vajzë të re, duke i kërkuar që të krijonin një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Burime nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, gjatë mbrëmjes së të premtes, (5 shtator 2013), kanë ndaluar të riun, Petrit Disha nga fshati Nikël i Krujës. Ky i fundit ishte denoncuar nga vajza me inicilet L. M.

Në kallëzimin e saj në polici, e reja ka treguar se, Disha kishte disa muaj që e merrte në telefon dhe i kërkonte që të lidheshin bashkë. Por kur vajza nuk kishte pranuar, atëherë i riu nga Nikla e Krujës kishte filluar kërcënimet.

E pas disa kohësh kur gjendja ishte bërë shqetësuese, e reja me inicalet L. M., ka vendosur ti drejtohet policisë duke bërë denoncim. Pas verifikimeve të bëra, policia ka ndaluar Petrit Dishën nën akuzën e “kepërdorimit të thirrjeve telefonike”.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca