Tiranë/ Drejtoria e Tatimeve shpjegon sesi funksiononte skema e mashtrimit me fatura fiktive: Kompanitë u zbuluan nëpërmjet transaksioneve bankare

Tiranë/ Drejtoria e Tatimeve shpjegon sesi funksiononte skema e mashtrimit me fatura fiktive: Kompanitë u zbuluan nëpërmjet transaksioneve bankare

1703094369_837fc0fa6469fdb0e328b47aa14f281dL.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë ka dhënë detaje mbi skemën e mashtrimit për evazion fiskal që çoi në pranga 3 shqiptarë ndërsa 9 italianë janë në kërkim pasi i shkaktuan shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh përmes skemave mashtruese me faturimin e aktivitetit të biznesit. Në njoftim bëhet me dije se kompanitë lëshonin fatura fiktive në mënyrë që të rrisnin shpenzimet, duke i barazuar me të ardhurat dhe të paguanin më pak tatim-fitim. Në zbulimin e kësaj skema kanë shërbyer metoda si kryqëzimi i të dhënave dhe transaksioneve bankare.

Njoftimi i plotë

Skemë mashtrimi me detyrimet tatimore, Administrata Tatimore finalizon me sukses hetimin për evazion fiskal.

Administrata Tatimore, nëpërmjet metodave të specializuara, faktoi fiktivitetin e faturimeve të shërbimeve të konsulencës”.

Administrata Tatimore, për një periudhë disa mujore, ka kryer një investigim të hollësishëm me strukturat e saj të specializuara, duke faktuar evazionin fiskal dhe aktivitetin e paligjshëm që disa subjekte kryenin duke faturuar fiktivisht shërbimin e konsulencës, me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore për arsye përfitimi.

Rreth 2 milionë euro dëm financiar në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive tё lёshuara nga subjekte si Person Fizik apo SH.P.K, qё kryenin aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave, duke shmangur detyrimet tatimore.

Administrata Tatimore nëpërmjet metodave të specializuara dhe analizave të thelluara ka arritur të verifikojë fiktivitetin e faturimeve të këtyre subjekteve nëpërmjet kryqëzimit të informacioneve në kohë reale si dhe transaksioneve bankare.*

Këto subjekte rrisnin në mënyrë fiktive shpenzimet duke bërë të mundur barazimin e tyre me të ardhurat në mënyrë që vlera e detyrimit të Tatim Fitimit për tu paguar t’u dilte më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga Tatim Fitimi.*

Nga hetimi i thelluar i Administratës Tatimore rezultoi që nuk kishte transaksione bankare në lidhje me shërbimet e blera ose transaksionet bankare janë kryer nga individë të lidhur ose jo me këto subjekte duke provuar kështu fiktivitetin e faturave dhe skemën e mashtrimit.

Tatimet verifikuan gjithashtu se këto subjekte e deklaronin selinë e tyre në adresa fiktive duke shmangur kështu detyrimin për Tatimin në Burim dhe Tatim Fitimit për nënqiradhënie.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë dhe me Drejtorinë për Kriminin Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë arritur të provojnë se nëpërmjet faturimeve fiktive këto subjekte kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi arrest në burg ndaj 12 shtetasve, 3 nga të cilët shqiptarë dhe 9 shtetas Italian.

Gjithashtu, dyshohet se kjo skemë kriminale mashtrimi shtrihet edhe në shtetin fqinj, Itali, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet në vlerën e mbi 6 milion Eurove.


Lajmi kryesor:

Skemë mashtrimi me tatimet, 2 mln euro dëmi! Tre të arrestuar në Tiranë në kërkim 9 italianë! Bizneset fiktive u hapën e u mbyllën disa herë brenda vitit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi