Tre shqiptarë u arrestuan si autorë të një skeme mashtruese me tatimet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 2 milionë euro. Ata kanë bashkëpunuar me nëntë italianë të shpallur në kërkim. Bledar Hitaj, zotërues i dy kompanive, njëra për menaxhimin e pasurive të paluajtshme dhe tjetra për konsulencë financiare, Emiljan Duka, pronar i një subjekti për menaxhimin e shërbimeve dhe Ervin Duka me aktivitet fason, janë shqiptarët e akuzuar.
Subjektet e tyre, sipas ekstrakteve historike rezultojnë të krijuara në vitin 2020 dhe janë pezulluar dhe kthyer aktive disa herë. Policia tha se këta shtetas dyshohen se përmes mashtrimit, me subjekte tregtare fiktive, kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 2 milionë eurosh. Skema e veprimit të personave të arrestuar ka qenë faturimi i dyshuar fiktiv i shërbimeve të konsulencës nga subjekte ‘Persona Fizik’ në subjekte SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara).
Këto të fundit këto shërbime i kanë eksportuar në shtetin Italian duke i shitur atje me rritjen në mënyrë fiktive të shpenzimeve, duke bërë të mundur barazimi i tyre me të ardhurat dhe në këtë mënyrë vlera e detyrimit të tatim fitimit për tu paguar u ka dalë më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real nga tatim fitimi. Prokuroria tha se ky aktivitet kriminal dyshohet se shtrihet edhe në shtetin Italian, ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milion Euro.
Skema është realizuar sipas prokurorisë nga ana e 9 shtetasve italianë. Ata rezultojnë se kanë në pronësi subjekte të ndryshme biznesi, konkretisht Tommaso Marseglia disponon 5 kompani me objekt veprimtarie “ ofrimin e shërbimeve të konsulencës, përpunim dhe hedhje të dhënash”, “menaxhimin e pasurive të paluajtshme” dhe planifikimin strategjik për bizneset.
Kompanitë e tij rezultojnë gjithashtu të pezulluara dhe të kthyera aktive disa herë gjatë periudhave të aktivitetit. Davide Di Donna dhe Stefano di Domnna, janë ortakë në një kompanipër shërbim konsulence dhe marrje nën menaxhim të pasurive të paluajtshme. Fulvio Piçinali, është pronar i një kompanie për konsulencë tregtare ndërsa Roberta Mello Rella është administratore e një subjekti konsulence për kompanitë publike dhe marrjen në menaxhim të bizneseve të caktuara. I kërkuari tjetër Umberto Masiello, ka në pronësi 2 kompani ndërtimi dhe instalimi të sistemeve informatike.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë ka dhënë detaje mbi skemën e mashtrimit për evazion fiskal që çoi në pranga 3 shqiptarë ndërsa 9 italianë janë në kërkim pasi i shkaktuan shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh përmes skemave mashtruese me faturimin e aktivitetit të biznesit. Në njoftim bëhet me dije se kompanitë lëshonin fatura fiktive në mënyrë që të rrisnin shpenzimet, duke i barazuar me të ardhurat dhe të paguanin më pak tatim-fitim. Në zbulimin e kësaj skema kanë shërbyer metoda si kryqëzimi i të dhënave dhe transaksioneve bankare.
Njoftimi i plotë
Skemë mashtrimi me detyrimet tatimore, Administrata Tatimore finalizon me sukses hetimin për evazion fiskal.
Administrata Tatimore, nëpërmjet metodave të specializuara, faktoi fiktivitetin e faturimeve të shërbimeve të konsulencës”.
Administrata Tatimore, për një periudhë disa mujore, ka kryer një investigim të hollësishëm me strukturat e saj të specializuara, duke faktuar evazionin fiskal dhe aktivitetin e paligjshëm që disa subjekte kryenin duke faturuar fiktivisht shërbimin e konsulencës, me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore për arsye përfitimi.
Rreth 2 milionë euro dëm financiar në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive tё lёshuara nga subjekte si Person Fizik apo SH.P.K, qё kryenin aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave, duke shmangur detyrimet tatimore.
Administrata Tatimore nëpërmjet metodave të specializuara dhe analizave të thelluara ka arritur të verifikojë fiktivitetin e faturimeve të këtyre subjekteve nëpërmjet kryqëzimit të informacioneve në kohë reale si dhe transaksioneve bankare.*
Këto subjekte rrisnin në mënyrë fiktive shpenzimet duke bërë të mundur barazimin e tyre me të ardhurat në mënyrë që vlera e detyrimit të Tatim Fitimit për tu paguar t’u dilte më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga Tatim Fitimi.*
Nga hetimi i thelluar i Administratës Tatimore rezultoi që nuk kishte transaksione bankare në lidhje me shërbimet e blera ose transaksionet bankare janë kryer nga individë të lidhur ose jo me këto subjekte duke provuar kështu fiktivitetin e faturave dhe skemën e mashtrimit.
Tatimet verifikuan gjithashtu se këto subjekte e deklaronin selinë e tyre në adresa fiktive duke shmangur kështu detyrimin për Tatimin në Burim dhe Tatim Fitimit për nënqiradhënie.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë dhe me Drejtorinë për Kriminin Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë arritur të provojnë se nëpërmjet faturimeve fiktive këto subjekte kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.
Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi arrest në burg ndaj 12 shtetasve, 3 nga të cilët shqiptarë dhe 9 shtetas Italian.
Gjithashtu, dyshohet se kjo skemë kriminale mashtrimi shtrihet edhe në shtetin fqinj, Itali, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet në vlerën e mbi 6 milion Eurove.
Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me operacionin e prokurorisë së Tiranës “colaborazione” ku u arrestuan 3 shqiptarë dhe u shpallën në kërkim 9 shtetas italianë nën akuzën e shmangies së detyrimeve tatimore duke krijuar skemën që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh.
Mësohet se italiani i shpallur në kërkim, Tommaso Marseglia ka nën pronësi dhe administrim 5 kompani të cilat kanë si objekt veprimtarie “ ofrimin e shërbimeve të konsulencës, përpunim dhe hedhje të dhënash”, “menaxhimin e pasurive të paluajtshme” dhe planifikimin strategjik për bizneset.
Po ashtu Davide Di Donna dhe Stefano di Domnna, rezultojnë të jenë ortakë në një kompani me objekt vepritmarie shërbim konsulence dhe marrjen nën menaxhim të pasurive të paluajtshme.
Fulvio Piccinali, pronar i një kompanie me fushë vepritmarie: konsulencë tregtare.
Roberta Mello Rella gjithashtu rezulton administratore e subjektit “SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR”, në fushën e vepritmarisë së konsulencës për kompanitë publike, marrjen në menaxhim të bizneseve të caktuara.
Umberto Masiello, ka në pronësi 2 kompani në fushën e ndërtimit dhe të instalimit të sistemeve informative.
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e 12 personave të cilët dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi tatimore duke i shkaktuar shteti një dëm ekonomik prej 2 milionë eurosh.
Mësohet se në pranga kanë rënë 3 shqiptarët, ndërsa janë shpallur në kërkim 9 shtetasit italianë me banim në Itali.
Të arrestuar:
Bledar Hitaj, Emiljan Duka, Ervin Duka
Në kërkim:
Donata Maria Macceli
Tommaso Marseglia
Davide Di Donna
Fulvio Piccinali
Roberta Mello Rella
Umberto Masiello
Guerrino Rosingoli
Stefano Di Domnna