TIRANE- Një kalimtare ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e një aksidenti rrugor. 65-vjeçarja, Sanie Kurti, është përplasur nga një makinë tip “Fiat”, me tarha AA 699 DT, në afërsi të Vorës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë filluar punën për hetimin e shkaqeve të aksidnetit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kalimtarja i ka prerë rrugën mjetit, dhe si pasojë është aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
SHKODER, E PËRPLAS MAKINA, HUMB JETËN KALIMTARI
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar në Shkodër. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, por dhe nga të dhënat e kalimtarëve në vendin e aksidentit mësohet se 61-vjeçari Mërgim Kruja ka qenë duke lëvizur me biçikletë në anë të rrugës, ndërsa është përplasur nga në makine tip “Wolkswagen”, i drejtuar nga Olsi Boriçi, i cili nuk e ka parë kalimtarin.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa sipas grupit hetimor shkak i aksidentit ka qenë errësira në rrugë dhe manovrimi i gabuar i Boriçit çka ka shkatuar edhe aksidentin me pasojë vdekjen e 61-vjeçarit.
/Shqiptarja.com