TIRANE- Dy efektivë të policisë rrugore janë pezulluar nga puna pasi nuk kanë ndërhyrë për të shuar një konflikt të armatosur mes të rinjsh, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërsa një efektiv i 712-ës është proceduar penalisht nga SHKB-ja, për kërcënim.
Reagimi i parë nga policia erdhi pasi dy grupe të rinjsh, pas dhunës verbale, janë konfliktuar me armë zjarri rreth orës 19:45 në lagjen numër 4, pranë një supermarketi në Durrës. Dy efektivë të policisë rrugore mendohet se kanë qenë aty pranë dhe nuk kanë ndërhyrë. Efektivë të tjerë të policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar në komisariat dy protagonistët e konfliktit si dhe dëshmitarë.
Dy punonjësit e policisë rrugore janë pezulluar nga detyra deria sa të sqarohet ngjarja. Dardan Imeraj banor i lagjes 4 në qytetin bregdetar është përfshirë në një konflikt me shtetasit, Adem Allçi dhe Adi Allçi, babë e bir, të cilët i kishte edhe fqinj. Pasi kanë debatuar me fjalë dy pjesëtarët e familjes Allçi kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të 22-vjecarit, i cili ndodhej në një lokal aty pranë, por predhat e plumbave nuk kanë prekur shenjestrën.
Ndërkaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, dje në mesditë ka filluar proçedimin penal në ndaj punonjësit të policisë (Repartit 712, Tiranë), Lazem Shqemza, 42 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Kamëz.
Ndjekja penale në ngarkim të tij, ka filluar sepse pardje në mesditë rreth orës 14.00 dyshohet se në gjëndje të dehur, ka kërcënuar me armë shtetasin A.M, 36 vjeç, banues në Bathore, i cili ka depozituar një kallëzim ndaj punonjësit.
Nga burimet e policisë mësohet se po verifikohet vërtetësia ose jo e këtij denoncimi nga ana e qytetarit. Ndërkaq, javët e fundit është shtuar numri i policëve të implikuar në disa ngjarje të rëndë.
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Durrës, babë e bir plumba mbi 22-vjeçarin