TIRANË - Një 51 vjeçar, me banim në Shkodër, ka rënë pre e dy grabitësve të armatosur në fshatin Shark, Tiranë. Policia bëri të ditur se personit në fjalë është shtetasi V. S, 51 vjeç, të cilit dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa SH5640E, 20.000 lekë, një telefon dhe një orë dore.

Pas denoncimit nga ana e viktimës, policia ka mundur të gjeje atumjetin të braktisur në fshatin Bërxullë. Sipas policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
s.k/shqiptarja.com