Një elektricist e ka zënë korrenti teksa po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë, në rrugën “Fehmi Agani”. 55-vjeçari me iniciale K.G, ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
‘Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.