Tiranë, eksploziv banesës së
biznesmenit, familja me pushime

Tiranë, eksploziv banesës së<br />biznesmenit, familja me pushime
TIRANE - Në orët e mëngjesit të djeshëm (17 gusht 2013) ka shpërthyer një banesë, pasi i ishte vendosur lëndë eksplozive. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Turfinës, në Tiranë. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi fatmirësisht pjesëtarët e familjes ku ndodhi shpërthimi ishin me pushime në Sarandë. Lënda shpërthyese është hedhur nga një makinë në rrugë në një distancë prej 100 metrash drejt banesës në emër të Alban Bekës.

Sipas policisë dyshohet se shkaku i vendosjes së eksplozivit në banesën e familjes Beka ka qenë konkurrenca, pasi Alban Beka është pronari i një pike bastesh dhe ai ka në pronësi edhe një palestër sportive në zonën e Turfinës. Shpërthimi i ekspolivit ka qenë tepër i fuqishëm saqë ka shkaktuar tmerr dhe panik tek banorët e Turfinës. Pasi kanë parë se çfarë ka ndodhur fqinjët e familjes Beka, kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Blutë e Tiranës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit që shkaktoi shpërthimin. Ata gjithashtu kanë marrë edhe mbetjet e ekspolizivit, të cilat i kanë dërguar në laborator, me synimin se do të gjejnë prova të tjera materiale, që do ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes, që fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia gjithashtu ka marrë në pyetje të gjithë personat që ka gjetur në vendin e ngjarjes dhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për shpërthimin e banesës së biznesmenit.

Sipas burimeve të policisë ata kanë arritur që të kontaktojnë me biznesmenin, Alban Beka, të cilin e kanë vënë në dijeni të asaj se çfarë ka ndodhur në banesën e tij. Menjëherë pas njoftimit, Beka është nisur drejt kryeqytetit, duke lënë kështu edhe pushimet në Sarandë. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Beka ka thënë se nuk ka probleme me asnjë person. Gjithashtu ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për personat që mund të kenë bërë një akt të tillë. Sipas policisë dyshohet se banesa e Bekës mund të ketë rënë pre e sulmit prej konkurrencës së bizneseve.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës