TIRANË - Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, në automjetin e shefit të krimeve të Komisariatit nr.1 Tiranë, Artur Hyka.
Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur makina ishte e parkuar në afërsi urës së Gjerosës në periferi dhe fatmirësisht nuk ka goditur njeri.
Zyra e Antiterrorit ka nisur hetimet në pistën kryesore, atë për shkak të detyrës.
Sasia e lëndës eksplozive ishte e vogël dhe ndezja është kryer me fitil përcjellës. Nga skema dhe sasia e vogël e eksplozivit dyshohet se bëhet fjalë për një kërcënim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com