Një sasi lënde plasëse eksploziv u zbulua mesditën e së hënës në një automjet në rrugën Sitki Çiço, pranë shkollës “Niket Dardani”, në kryeqytet. Afërsisht 400 gramë lëndë shëprthyese C4, ishte vendosur në xhepin e ndenjëses së pasme të automjetit, “Mercedez- Benz”. Me targa AA 877 GZ. Policia u njoftua nga vetë i pronari i mjetit, Ariel Rrapi 23 vjeç.
 
Ai kishte identifikuar më parë, thyerjen e xhamit dhe vjedhjen e radios së automjetit, por për shkak të nevojave të tij familjare ai kishte lëvizur me mjeti. Në një moment kur ka ndaloi veturën 23 vjeçari kishte konstatuar edhe lëndën plasëse. 

Po kështu ai kishte vënë re se në ndenjësen e pasme ishin një qese me dy paku nga e cila dilte një antenë e vogël. Antena dyshohet se shërbente si mekanizëm për të kryer edhe aktivizimin e bombës nëpërmjet një pulti në distancë. Në pak minuta në vendin e ngjarjes, mbërritën efektivë të policisë së kryeqytetit dhe forcat xheniere për të çaktivizuar eksplozivin. 

eksploziv tek xhamlliku
(Automjeti ku është vënë eksplozivi)
eksploziv tek xhamlliku
(Xhami i vogël anësorë i thyer)

Sipas burimeve të policisë lënda plasëse ishte lidhur me një bateri 12 voltëshe, ndërsa ishte parashikuar të kryhej me pult telekomandues. Pas çaktivizimit të lëndës plasëse nëpërmjet këputjes së fijeve që furnizonin me rrymë elektrike. Hetuesit shoqëruan në ambientet e komisariatit të policisë, nr.3, pronarin e mjetit Ariel Rapin, për të dhënë sqarime mbi rrethanat e hetimit.

Nga veprimet e kryera, policia dyshon se personat kanë thyer xhamin dhe kanë vjedhur kasetofonin e veturës për të ngatërruar pronarin e mjetit dhe më pas të shpërthenin eksplozivin. Në lidhje me hetimin, policia ende nuk ka ndonjë pistë por po verifikon aktivitetin e 23-vjeçarit.

Sipas tyre afërsisht 2 vite më parë, Rapi mësohet se ka qëndruar në Gjermani tek disa të afërm dhe më pas është kthyer. Pavarësisht kësaj, policia thotë se nuk ka identifikuar probleme apo konflikte të mundshme të tij apo pjestarëve të tjerë të familjes.

eksploziv tek xhamlliku

eksploziv tek xhamlliku

eksploziv tek xhamlliku
 Foto të tjera..