TIRANË - Nënkryetari i ri i bashkisë së Tiranës ose zëvendësi i kryebashkiakut të Tiranës që sot është Eno Bozdo, ish - zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
 
Emërimi i tij u bë sot nga Basha, në postin që deri dje e mbante Jonida Tabaku, e cila u zgjodh deputete e PD-së.
 
Bozdo është diplomuar për Inxhinjeri Mekanikë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka kryer një master për administrim biznesi në Universitetin e Tiranës dhe të Nebraskës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)