Tiranë,fëmijë nga gjithë bota në
maratonën "Garë për Mbijetesë"

Tiranë,fëmijë nga gjithë bota në<br />maratonën
 TIRANE- "Megjithëse jam një fëmijë i fortë që e dua jetën, që kam ëndrra dhe objektiva për të, jam ndeshur me shumë vështirësi. Edhe pse në moshë të njomë, por nuk u mposhta shkoja në shkollë dhe kur s'kisha çtë vishja".

Me këto fjalë prekëse të një vajze, nisi në stadiumin Qemal Stafa, maratona "Garë për Mbijetesë", organizuar nga "Save the Children", ku merrnin pjesë, veç drejtoreshës së kësaj organizate në Shqipëri, Helen Ianson, edhe ministrat e Shëndetësisë dhe Arsimit, Ilir Beqaj dhe Lindita Nikollaj. 

Ministri Beqaj dhe Ianson folën për rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve, për kujdesin shëndetësor ndaj nënave shtatzëna. 

"Realiteti tregon që edhe për fëmijët e sapolindur, për fëmijët e vegjël, gara për jetën është ende e mundimshme. Ne jemi të vendosur si qeveri që të kujdesemi veçanërisht për nënat shtatzënë, për nënat kur janë në periudhën që rrisin fëmijët e tyre", tha ministri Beqaj në fjalën e tij.

"Sot në Tiranë ne jemi pjesë e një ndërmarrje golbale fantastike. Maratona e 'Save The Children' është maratona më e madhe në botë për fëmijët. Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të vdekur. Cdo fëmijë ka të drejtën e shëndetit dhe të mbijetetsës, e megjithatë çdo 5 sekonda një fëmijë vdes
nga shkaqet e parandalueshme diku në botë. 'Save The Children' po bën një fushatë për t'i dhënë fund kësaj padrejtësie", u shpreh Elen Lanson.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikollaj, premtimet e saj, si ministre, por edhe në emër të qeverisë, i bëri përballë fëmijës, fjalët e të cilit prekën të gjithë të pranishmit.

"Gara juaj për mbijetesë është një ftesë e hapur për ne të gjithë, për gjithë qeverinë në mënyrë që gara juaj të jetë gara jonë e punës së përditshme për ta bërë shkollën tënde më të mirë, shërbimin shëndetësor më të mirë, jetën tënde më të mirë në mënyrë që kjo garë të jetë gara e fëmijëve të lumtur të Shqipërisë", tha Nikolla.

Më pas, garën me stafetë të fëmijëve, e hapi ministri i Shëndetësisë, Beqaj. Maratona e sotme u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore për Veprimet për Mbijetesën e Fëmijëve, e cila zhvillohet paralelisht në 67 vende të botës, me pjesmarrjen e 50 mijë fëmijëve. Vogëlushët që morën pjesë në garën në Tiranë, ishin nga tri shkolla, në Tiranë, Gjirokastër dhe Korçë, pjesë e programeve Save dhe Children.

Si simbol i sportit në Shqipëri, ishte përzgjedhur ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë