Tiranë, fëmijët romë me rrezikun
e vdekjes në prag të derës

Tiranë, fëmijët romë me rrezikun<br />e vdekjes në prag të derës
TIRANË - Rreziku i vdekjes u qëndron në prag të derës, 37 familjeve rome.  "A1Report!" ka shkuar dje pranë familjeve rome që banojnë në aksin rrugor pranë të ashtuquajturit "Pallati me shigjeta", një segment rrugor në hyrje të Tiranës, në kryqëzimin e rrugës së Kavajës me unazën e madhe. Këto janë familjet që u dëbuan nga zona e tyre e banimit, "ish-Dekori" në rrugën e Kavajës, pasi dëbimit nga pronari i truallit, Mihal Delijorgji, rreth një muaj më parë.

Në këtë aks rrugor brenda muajit të fundit janë regjistruar dy aksidente të fëmijëve romë. Një ditë më parë, një makinë aksidentoi një fëmijë 6-vjeçar, por kjo rrugë është bërë një ogur i zi edhe për banorët e komunitetit rom, që kanë vendosur çadrat e tyre buzë rrugës, pasi edhe një muaj më parë është shënuar një aksident me një tjetër fëmijë rom 2-vjeçar.

Banorët që jetojnë në buzë të rrugës flasin për mikrofonin tonë të shqetësuar për jetën e fëmijëve të tyre.
gra rome
(Në foto: Nënat rome, që u prononcuan për "A1Report!"

Një grua e komunitetit tha: "Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fëmijën tim. Përditë këtu po na vriten fëmijë. Është vendi i tillë pranë rrugës që jemi të detyruar ta kalojmë. Ne kujdesemi për fëmijët tanë, por jemi shumë pranë rrugës."

Në anën tjetër të trotuarit, buzë Lanës, në një çadër plastmasi të improvizuar në pjerrësinë e skarpateve të Lanës, jeton një tjetër nënë e re. Ajo na tregon me dorë  "çadrën" e saj transparente, ku ka vënë disa shtroje të pastra e të rregullta.

"Kjo është barakja ime dhe unë jetoj këtu me dy fëmijë. Frika ime është se ata m'i shtyp makina dhe ndaj nuk i mbaj dot këtu."

Një tjetër grua më e moshuar u shpreh: Këtu jemi në rrezikun e vdekjes. jemi në kushte shumë të vështira. një orë e më përpara të na largojnë prej këtej.

Qeveria ka vendosur t'i strehojë këto familje në një repart ushtarak në Shishtufinë e deri atëhërë të ngelemi me shpresën e mirë që këta romë të shpërngulen sa më shpejt.
femije rome
(Në foto: Fëmijët e çadrave, që lëvizin e luajnë pikërisht në rrugën me trafik të rënduar)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet