TIRANE- Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e "Pazarit të Ri" në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe forca të shumta policie.
Është dashur ndërhyrja e patrullave "Shqiponja" që kanë evakuuar tre pjesëtarë të familjes.
Një prej tyre po trajtohet në QSUT, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkaku kryesor mësohet të ketë qenë rrjedhja e gazit në një prej bombolave që ndodhej në banesë. Fatmirësisht bombola nuk ka shpërthyer, por rrjedhja e gazit ka qenë e madhe e cila ka shkaktuar edhe flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rrjedhja e gazit
Rrjedhja e gazit nga një bombol në kuzhinën e banesës ka qenë shkak për zjarrin në një shtëpi private pranë zonës së "Pazarit të Ri" në Tiranë. Për fat të mirë, bombola nuk ka shpërthyer, por gazi i dalë prej saj ka qenë shkak për përfshirjen nga flakët të shtëpisë ku jetonin tre pjesëtarë të një familje. Ata janë nxjerrë nga banesa nga forcat "Shqiponja" dhe janë transportuar menjëherë në drejtim të QSUT, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë prej tymit dhe gazit.
Shqiponjat shpëtojnë 3 pjesëtarët e familjes
Ka qenë forcat e policisë "Shqiponja" të cilët kanë ndërhyrë menjëherë në banesën e përfshirë nga flakët. Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë shtëpisë të tre pjesëtarëve të familjes. "Shqiponjat" kanë qenë duke patrulluar në afërësi të "Pazarit të Ri" në momentin kur janë njoftuar për rënien e zjarrit. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë shmangu një ngjarje të rëndë e cila mund të kishte pasoja në jetë njerëzore.

Vijon...
Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com

VIDEO